Kabinetet

Sepse ne kujdesemi per shendetin tuaj…

• Kabineti i radiografisë, ku realizohen me cilësi maksimale të gjitha llojet e radiografive, si analoge ashtu edhe dixhitale. Kabineti është i pajisur edhe me pajisjet e ndihmës së shpejtë, aq të nevojshme në raste të veçanta nëse lind nevoja.
• Kabineti i mamografisë, ku realizohet ekzaminimi i mamografisë.
• Kabineti i radiologjisë stomatologjike i fuqizuar me nga dy aparatura për radiografitë e dhëmbëve dhe të gojës, këto të fundit të dyja digjitale me të gjitha opsionet.
• Kabineti i radioskopisë, ku ralizohen radioskopi të thjeshta dhe radiografi me seriograf. Në këtë kabinet realizohen edhe ndërhyrje të vogla të radiologjisë intervencioniste si aspirime, punksione të drejtuara etj.
• Kabineti i ekografisë, ku realizohen të gjitha ekzaminimet ekografike të barkut, gjendrave dhe indeve të buta, si me ekografinë e zakonshme ashtu edhe me ekografinë me Doppler me ngjyra apo Power Doppler.
• Kabineti i përpunimit dixhital të imazheve, ku realizohet përpunimi kompjuterik i imazheve të radiologjisë dixhitale.
• Kabineti i përpunimit të filmave, ku përpunohen filmat e radiografive analoge i tëri me pajisje automatike për të siguruar cilësinë maximale dhe kohë sa më të shkurtër për përpunim.
• Kabineti i laboratorit klinik – biokimik, ku realizohet një gamë e gjerë e analizave klinike dhe biokimike të rutinës dhe speciale.

Të gjitha materialet e konsumit që përdoren si filma, reagentë, solucione etj janë të cilësisë maksimale dhe bashkëkohore.