Rreth Nesh

MIRESEVINI NE KLINIKA PROFITI

KLINIKA MJEKSORE PROFITI ka filluar aktivitetin e saj më 13 shkurt 2004 dhe prej fillimit, ajo ishte një risi për qytetin e Durrësit, si për nga përmbajtja, shumëllojshmëria e ekzaminimeve, ashtu edhe nga cilësia e tyre. Klinika jonë ofroi e para në qytetin e Durrësit dhe në rajonin përreth shërbimin e mammografisë. Gjithashtu, si klinikë radiologjike, me kalimin e kohës u pasurua edhe me një laborator cilësor për analizat e ndryshme klinike dhe biokimike. Në gusht të vitit 2005, klinika u pajis me pajisjet moderne për radiologjinë dixhitale, duke qenë e para klinikë në vendin tonë që aplikon një metodë të tillë ekzaminimi. Risitë nuk mungojnë. Në gusht të vitit 2006, instalohet në klinikën tonë dhe për herë të parë në Shqipëri, ortopantomografi (panorameksi) dixhital.

Në klinikën tonë ka hapësira të mjaftueshme e komode për pacientët në pritje, hapësirë të përcaktuar për magazinimin e mjeteve të punës, dhomë të veçantë për mjekët për të bërë konsultat dhe për të dhënë përgjigjet. Gjithashtu, ofrojmë një mbrojtje bashkëkohore nga rrezatimi jonizues si për personelin ashtu edhe për pacientët apo personat që i shoqërojnë, e certifikuar kjo nga organet përgjegjëse të shtetit. Tek ne do të gjeni shërbim dhe asistencë edhe për të pamundurit (invalidët) e të gjitha kategorive. Gjatë gjithë kohës, në dispozicion të pacientëve është një shërbim profesional në recepsion për të sqaruar dhe ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të pacientëve.

Shërbimi në klinikën tonë është i organizuar në dy turne nga e hëna në të shtunë, për të mbuluar pacientët me shërbim në pjesën më të madhe të kohës. Ekipi që punon përbehet nga personel i përhershëm dhe nga personel në dispozicion. Personeli i përhershëm është i përbërë nga dy mjekë radiologë, tre teknikë rëntgeni, nje laborante për laboratorin e analizave dhe recepsioniste.Përsoneli në dispozicion përbëhet nga mjekë të cilët kryejnë vizita dhe konsulta sa herë që lind nevoja.

PERHERE NE SHERBIMIN TUAJ

Permes nje stafi korrekt dhe profesional, kemi arritur standarte te larta per te fituar besimin tuaj maksimal

PERHERE PRANE JUSH

STAF PROFESIONAL

LABORATORE MODERN

KUJDES MAKSIMAL