KLINIKA MJEKSORE PROFITI ka filluar aktivitetin e saj më 13 shkurt 2004.dhe prej fillimit, ajo ishte një risi për qytetin e Durrësit, si për nga përmbajtja, shumëllojshmëria e ekzaminimeve, ashtu edhe nga cilësia e tyre. Klinika jonë ofroi e para në qytetin e Durrësit dhe në rajonin përreth shërbimin e mammografisë.
Klinika Mjeksore Profiti, si klinikë radiologjike me kalimin e kohës u pasurua edhe me një laborator cilësor për analizat e ndryshme klinike dhe biokimike. Në gusht të vitit 2005, klinika u pajis me pajisjet moderne për radiologjinë dixhitale dhe në gusht të vitit 2006, instalohet në klinikën tonë dhe për herë të parë në Shqipëri, ortopantomografi (panorameksi) dixhital.